Aksident në aksin Prishtinë-Pejë, përplasen 6 makina, policia në vendngjarje

PRISHTINË- Një aksident i gjashtëfishtë është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Mësohet se aksidenti është regjistruar në fshatin ​Vragoli të Fushë Kosovës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Fatmirësisht deri tani raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo për të plagosur. Përshkak të aksidentit mësohet se është krijuar një trafik i madh.