Elbasan – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin “Peqin–Elbasan”, ku automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasja M. F., 26 vjeçe.
Si pasojë, shtetasi M. A. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja M. F. nuk është në rrezik për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.













