Peqin, 15 shkurt 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim të bashkisë Peqin. Ngjarja përfshiu dy automjete, ku pas përplasjes një autoveturë tip “Benz” doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor.
Dëmtimet materiale në të dy mjetet janë të konsiderueshme, ndërsa informacionet mbi gjendjen e drejtuesve dhe pasagjerëve ende nuk janë të qarta.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, megjithatë reshjet e dendura të shiut në zonë dyshohet të kenë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit. Policia dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes dhe për të siguruar rikthimin e qarkullimit në normalitet.













