Një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga përgjatë segmentit Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.
Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur hetimet.