Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përfundon në lumin Shkumbin, një i vdekur, 3 të plagosur

Librazhd-Aksidet me vdekje ne Kthesat e Dragostunjes.Nje automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur rreth 30 metra.

Si pasojë e aksidentit  kanê mbetur të plagosur 3 persona dhe  një viktimë .

Automjeti dyshohet se ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur drejtimin e lëvizjes në një kthesë. Automjeti pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe ka përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.Për pasojë automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Informacion nga burime policore

Një automjet tip benz me targa AB297FX, i drejtuar nga Meglind Kristo Zeneli i datëlidjes (07.06.2003), ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Ngjarja ka rezultuar në dëmtimin e 4 personave, të gjithë banues në fshatin Qukes Shkumbin, njesia administrative Qukes, Bashkia Perrenjas.

Personat e përfshirë janë Meglind Kristo Zeneli (07.06.2003), i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit, Gerald Agim Verçani (15.05.2005),pasagjer, Janikos Jorgo Shyti (15.09.2004) – pasagjer dhe Dorian Fatmir Belba – (pasagjer).

Fatkeqësisht, Dorian Fatmir Belba ka humbur jetën si rezultat i kësaj ngjarje tragjike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për hetime të mëtejshme.