Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj. Sipas burimeve policore, ndërprerja e beftë e rrugës nga një ciklomotor ka sjellë përplasjen me një veturë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës ku bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet përkatëse.