Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Roskovec.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Zharrëzës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Pas përplasjes mjetet kanë përfunduar në kanal.
Nga aksidenti janë plagosur dy persona të cilët janë transportuar drejt spitalit të Fierit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
