FIER – Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”. Siç bën me dije policia, pasditen e sotme një automjet ka përplasur një 80-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
I moshuari S.K. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendngjarje është jnë grup hetimor që po shqyrton rrethanat e aksidentit.













