Dy automjete janë përplasur në autostradën Elbasan-Tiranën, në hyrje të tunelit mesditën e sotme.
Nga informacionet paraprake mësohet se janë nisur tre ambulanca drejt vendngjarjes, por njëra prej tyre nuk mundi të hynte në tunel për shkak të rradhës së krijuar nga automjetet prej aksidentit.
Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit duke ardhur nga Elbasani për në Tiranë, ku bëhet me dije se një prej automjeteve ka goditur nga pas automjetin tjetër.
Deri më tani, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë aksident, si dhe për rrethanat e ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 30.08.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë .
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
