Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dyshohet se ka humbur jetën një person

PEQIN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person ka humbur jetën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Pritet që policia të jap më shumë informacion në lidhje me këtë.