Elbasan – Një 60-vjeçar është proceduar penalisht pasi u përfshi në një aksident rrugor në aksin “Belsh–Kuçovë”, ndërsa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shtetasi me inicialet I. O. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me një tjetër mjet.
Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për vijimin e procedurave ligjore.













