Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me muret anësore të një karburanti.
Mësohet se një person është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
