Aksident, makinat përplasen kokë më kokë

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Kukës, në afërsi të qytetit të Rrëshenit. Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes. Më pas është koordinuar edhe lëvizja e makinave të dëmtuara.