SHBA- Një aksident i rëndë është regjistrua në Teksak ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Nga askidenti gjithashtu janë plagosur rreth 40 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja u regjistrua dje në një autostradë në Teksas rreth orës 14:00 ku një kamion betoni doli nga kursia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle.
Një vogëlush në autobus ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën edhe drejtuesi i kamionit. Në autobus mësohet se ishin 44 fëmijë dhe 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.
Katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe u dërguan me helikopter në spital. Gjashtë të plagosurit e tjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore.













