Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente me parë në dalje të qytetit të Librazhdit.
Mësohet se një automjet, i drejtuar nga Shyqyri Hoxha ka dalë nga rruga, pasi ai ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përmbysur. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk është lënduar, ndërsa nga pamjet e para nga vendngjarja, shihet që ka mbërritur ambulanca.
Policia ndodhet në vendin e kasidentit ku po heton për zbardhjen e rrethanave të plota.
