Aksident i rëndë gjatë natës në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve. Një automjet tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin rreth orës 01:30 dhe ka marrë para makinat e parkuara, duke dëmtuar 5 automjete.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audi’-t, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shpejtësia e ‘Audi’-t ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.
