Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti.
