Aksident i rëndë në Korçë, 6 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.

Burimet bëjnë me dije se sipas   informacioneve, janë përplasur 2 mjete me njëra-tjetrën. Sipas policisë deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa një shtetas është bllokuar në makinë.

Sakaq, policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.