Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier/ Makina përplas çiftin në motor, autori largohet nga vendngjarja

LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, ku një çift që lëvizte me motor është përplasur me një makinë. Mësohet se shoferi i makinës nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendngjarja, duke lënë në mes të rrugës çiftin.

Por ata kanë qenë në rrezik për jetën, pasi mund të shtypeshin nga mjete të tjera që kalonin aty. Gjithashtu po punon për kapjen e autorit të aksidenti. Të aksidentuarit janë rreth moshës 43-vjeçare.

Albert dhe Gentjana Koleci po ktheheshin nga puna për të shkuar në shtëpinë e tyre në Krutje të Poshtme. Siç raportohet bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshortja ka thyerje brinjësh.