Aksident i RËNDË në aksin Lushnje-Berat/ Makina del nga rruga, shoferi dhe 4 pasagjerët përfundojnë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Lushnje-Berat, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se një mjet i tipit “Fuoristrad” ka dalë nga rruga duke u përplasur, ndërsa brenda tij kanë qenë dhe 4 pasagjerë. Personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.