Aksident i rëndë/ Makina përplaset me trajlerin, plagoset rëndë një polic

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

Bëhet me dije se një veturë është përplasur me një trajler. Si pasojë i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur një efektiv i policisë së Lezhës.

Sakaq policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.