Aksident i rëndë! E reja përplas me makinë 50-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, ku një 50-vjeçar është përplasur nga një makinë.

Mësohet se shoferja e një automjeti tip “Mercedes Benz” ka përplasur 50-vjeçarin, teksa ai ishte duke lëvizur me biçikletë. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda, dhe është transportuar për në spital, ku do marrë mjekim.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë, teksa shoferja 33-vjeçare ka përfunduar në pranga.

Si u zbulua vrasja e palestinezes në Tiranë nga një telefonatë! DETAJE nga krimi i rëndë: Kishte një plan…

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj, është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.