Aksident i pazakontë te “Kodra e Diellit”, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme te Kodra e Diellit në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugicë në zonën e njohur si “Eleonora”, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me disa mjete të parkuara, është përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk kanë mbetur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.