Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Laç ku një automjet tip kamion me ngarkesë është përplasur më një automjet tip “Volkswagen’.
I plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen Passat”, i cili fillimisht u transportua për në spitalin e Lezhës por për shkak të plagëve të shumta u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
