Besjan Ajazi është prurja e re e socialistëve për të marrë edhe një mandate tjetër në Gramsh. Ajazi hoqi dorë nga mandati I deputetit. Ai pati më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme gjë që ndikoi në kandidimin e tij në vend të kryetarit aktual socialist Klodian Taçe. Besjan Ajazi vjen nga bota e medias pas një pune në parlament në këtë fushë para kandidimit të tij.
Përballë tij do të jetë Hasim Çekrezi, anëtar i Partisë Demokratike që në vitin 1992 nga viti 2003 -2011 kryetar komune në Pishaj nga viti 2015 -2019 anëtar i Këshillit bashkiak.
Çekrezi vjen nga primaret dhe ka mbështetje në komunitet. Sfida për Gramshin do të jetë interesante edhe pse në Gramsh PS është fituese në shumë mandate deputetësh dhe drejtuesish të bashkive duke u konsideruar një bastion i majtë.
