AIS kundër krijimit të SH.A per tenderat, ‘është shkelje e ligjit’

Organizata AIS(instituti shqiptar i shkencave) qe ka edhe portalet me te rendesishme te te dhenave te hapura ne Shqiperi ka dale ne nje deklarate kunder vendimit me te fundit per krijimin e nje shoqerie aksionere per procedurat e prokurimit publik.
Deklarata e plote
Këshilli i Ministrave Vendime në Kundërshtim me Ligjin, Shkel Ligjin për Prokurimin Publik
Këshilli i Ministrive ka Miratuar Vendim Nr. 531 / 2023 me Objekt Për Krijimin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore Operatori i Blerjeve të Përqendruare SHA për kryerjen e Procedurave të Veçante të Prokurimit Publik.
Sipas Këtij vendimi Operatori i Blerjeve të Përqendruare është shoqëri aksionare me Kapital Shtetëror që Funksionon në bazë të Ligjit Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave i Publikuar në fletoren zyrtare Nr. 133 datë 12/09/2023 është në shkelje dhe kundërshtim të Ligjit Për Prokurimin Publik. https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/133/38039e09-5039-4497-a93d-ada1062326eb
Konkretisht Neni 4, pika 1, shkronja b e Ligjit 162/2020 Për Prokurim Publik parashikon se “Autoritet Kontraktor është çdo ent i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshme me karakter jo ekonomik apo tregtar.”
Për Pasojë Agjencia e Blerjeve të përqendruara nuk mund të funksionoje si shoqëri aksionere (tregtare, karakter ekonomik).
Kjo VKM në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik duhet të shpallet menjëherë e Pavlefshme nga vetë Këshilli i Ministrave.
I bëjmë thirrje Agjencisë së Prokurimit Publik të mos bëjë asnjë regjistrim në Sistemin Elektronike të Prokurimeve për këtë Ent Autoritet Prokurues i krijuar me VKM por në Kundërshtim me Ligjin.
Nëse Këshilli i Ministrave nuk do të tërhiqet nga kjo VKM, Organizata AIS/ Open Data Albania do të inicioje Pavlefshmëri të Aktit përmes një Padie për Kontroll Ligjshmërie.
Prokurimet Publike janë një sektor i rëndësishëm publik dhe Vendi është angazhuar të plotësojë standarde të EU edhe në kuadër të procesit të Integrimit.
Organizata AIS / Open Data Albania
Aranita BRAHAJ