“Agasit i kam çuar supë e ushqim”/ Lihen në burg Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi!

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin në lidhje me skandalin e SHISH.

Ndaj të dyve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!
Sulejmani ka deklaruar se e njeh Ergys Agasin, sepse janë të dy nga Durrësi.

“Nuk e di çfarë krimi kam bërë, i kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërsa Kalluçi është shprehur se nuk mban mend gjë të ketë dërguar akte sekrete siç e dyshon SPAK.