Qindra qytetarë afganë janë strehuar në vendin tone ndërkohë që ata që po qëndrojnë në Shëngjin po I shfrytëzojnë ditët me diell për të qëndruar në plazh. Disa prej tyre punojnë online ndërkohë që thonë se janë në pritje për tu larguar drejt SHBA-ve ose Kanadasë për qëndrim të përhershëm atje.
Qytetarët afganë të akomoduar në resortet e Shëngjinit po i shfrytëzojnë ditët me diell të këtij fillim viti për plazh.
Pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në brezin e rërës, ndërsa për më të vegjlit uji i detit është zgjidhja më e mirë.
Thonë se për momentin janë të lumtur në Shqipëri, por sytë i kanë nga Shtetet e Bashkuara ose Kanadaja.
“Unë erdha këtu më 30 tetor 2021 nga Kabuli. Presim të mbarojë proceduar e vizës që të ikim në Amerikë.”
