AF Elbasani i drejtohet Italisë për merkaton, sjell ish portierin e Genoa

AF Elbasani vazhdon punën merkato, ndërsa së fundmi ka bërë afrim nga kampionati italian.

Klubi që këtë sezon u ngjit në Kategorinë Superiore ka firmosur me ish-portierin e Genoas, Giuseppe Agostini.

“SuperSport.al” mëson se 21-vjeçari italian ka firmosur për një sezon me AF Elbasanin ku transferohet me parametra zero, ndërsa momentalisht pritet vetëm zyrtarizmi.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Agostinit jashtë Italisë, pasi përveç Genoas ka luajtur edhe për Teramon dhe Triestinën.

Portieri vjen me kërkesë të trajnerit italian Bordin, i cili stërviti Agostinin edhe sezonin e kaluar te skuadra e Triestinës.