Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Pas daljes nga Prokuroria, Pacolli është shprehur se ka shkuar si person që ka dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës për të cilin ka dy kallëzime një nga Valon Ademi dhe një vëllai i Pacollit.
“Isha për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar. Si person i informuar është e drejtë të shkoj dhe të tregojë kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim ndaj personave dhe unë isha praktikisht si person i informuar për të dhënë deklarata
Qeveria nuk ka të bëjë këtu. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria këtu. Unë e kam lënë në duart e drejtësisë, unë besoj shumë në drejtësi dhe vendimet gjyqësore dhe do të veprojë ashtu siç do të pasojë”, tha Pacolli.
Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin. Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës.
 
        



