Abuzimi me të miturën, pezullohet shefi i krimeve

PËRMET- Shefi i krimeve në Përmet Dhurim Çenko është pezulluar nga puna për shkak të abuzimit të 16-vjeçares nga njerku i saj efektiv policie. Mësohet se Çenko kishte dijeni për abuzimin seksual që po përjetonte e mitura dhe nuk kishte marrë asnjë masë për të denoncuar efektivin e tij.

Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.

Ngjarja u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago. Ndërsa miqtë Kristian Prifti dhe Isi Pasho 46 dhe 27 vjeç shantazhuan Agon duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ. Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën. Ndërsa Kristian Prifti, koleg i Agos akuzohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren në të njëjtën kohë. Isi Pasho akuzohet për shantazh dhe moskallëzim krimi.