Aksident në Qafë-Pllocë/ Përplasen 3 kamiona dhe një furgon udhëtarësh

Pogradec, 18 mars – Tre kamiona dhe një furgon transporti udhëtarësh janë përfshirë në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në Qafë-Pllocë.

Sipas informacionit paraprak, nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Një prej drejtuesve të automjeteve dhe disa persona të tjerë janë dërguar në spitali i Pogradecit për kontrolle mjekësore.

Segmenti ku ndodhi aksidenti ka krijuar vështirësi në qarkullim, ndërsa një nga kamionët transportonte lëndë djegëse. Trafiku është devijuar përmes një bypass-i të improvizuar pranë një karburanti.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po menaxhojnë qarkullimin dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.