Deputetët e Kosovës u mblodhën sot për zhvillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani të një dite më parë. •Konstituimi i Kuvendit të Kosovës u realizua me sukses.
Albulena Haxhiu, e cila ishte propozimi i LVV-së u zgjedh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenim.
Gjatë fjalës së saj, Haxhiu premtoi se do u shërbejë me përkushtim qytetarëve të Kosovës.
Ajo tha gjithashtu se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë për liri e pavarësi.
Haxhiu kërkoi që Haga të kthejë në shtëpitë e tyre ish-krerët e UÇK-së që po përballen sipas saj, me akuza të rreme.
Sipas Haxhiut, kriminelët e vërtetë të luftës ishin nga Serbia, por ajo shtoi se ata nuk morën kurrë dënimet përkatëse.
Pas zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu, janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarët.
Për nënkryetarët e Kuvendit 104 deputetë votuanpro, 3 deputetë kundër dhe 6 deputetë kanë abstenuar.
Pesë nënkryetarët janë deputetët Ardjan Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllav Kosimiç dhe Emilja Rexhapin.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll, duke e shpallur zyrtarisht të konstituuar institucionin ligjvënës.
Sakaq, Haxhiu paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për votimin e Qeverisë së re të Kosovës















