Gjykata e Durrësit ka komunikuar sot masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të Kurum.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, trupa gjykuese ka vendosur masa të ndryshme, në varësi të rolit dhe dyshimeve për secilin prej të përfshirëve.
Në total, 8 persona janë lënë në masën “arrest në burg”, si të dyshuar për vepra, që lidhen me kontrabandën dhe menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve.
Për tre shtetas, masa “arrest në burg” u zëvendësua me “arrest në shtëpi”, ndërsa për disa të dyshuar për shpërdorim detyre u hoq arresti në shtëpi dhe u vendos ndalim i daljes jashtë shtetit si dhe detyrim për t’u paraqitur periodikisht në policinë gjyqësore.
Një tjetër i dyshuar, i arrestuar fillimisht në burg për shpërdorim detyre, do të hetohet tashmë në arrest shtëpie.
Masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Durrësit
1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi
4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Nga mostrat e marra në 11 nga 102 kontejnerët, është konstatuar se ato kanë përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, klor dhe squfur. Kontejnerët janë vendosur në zonën e Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik, ku u morën në dorëzim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Mbetjet qëndrojnë aty nën mbikëqyrje të rreptë deri në përfundim të hetimeve nga organi i akuzës.














