Bordi i Paqes! Vjosa Osmani në skenë me Trumpin dhe liderë të tjerë botërorë

ZVICËR- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në skenë së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Kosova pranoi të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën. Osmani tha të mërkurën se “me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”.

Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, “mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”./REL