Pëson hemorragji celebrale drejtori i komanduar i IEVP Durrës. Edmond Llabani shtrohet në QSUT

Drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani ka pësuar hemoragji cerebrale.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Llabani ndodhet në QSUT.

Edmond Llabani u emërua drejtor i komanduar i Burgut të Durrësit, duke zëvendësuar Indrit Cërlojn, vendim i cili erdhi pas arratisjes së të akuzuarit për 4 vrasje, Altin Ndoci.

Pas shkarkimit, Cërloj u arrestua dhe Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë arrest në burg për shpërdorim detyre.