Policia jep detaje pë zjarrin/ Parku me autobusë të vjetër u përfshi nga flakët

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë zonës së njohur si “Eco Park”.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 13:45 flakët kanë përfshirë ambientet e parkimit të autobusëve, ku si pasojë janë djegur disa autobusë të vjetër që ndodheshin jashtë funksioni.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.