ELBASAN, 27 Dhjetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 24 vjeç, pasi në aksin rrugor “Tiranë–Elbasan”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin R. M., 58 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një pasagjere në automjetin e shtetasit R. M., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














