Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 13-vjeçare është përdhunuar disa herë në grup, një grup të miturish.
Mediat grekë raportojnë se për 13-vjeçaren nga Filipinet makthi ka nisur që në muajin shkurt dhe zgjati deri në prill, ndërsa aktet e rënda u filmuan dhe ndanë në rrjetet sociale.
Grupi i të miturve që abuzuan ishin gjashtë, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë.
Autorët do të përballen me akuzat për veprat penale të përdhunimit, akteve seksuale me ose para të miturve, pornografisë për hakmarrje, pornografisë me fëmijë dhe shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.













