Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në fshatin Rrëmbec të Maliqit.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se, një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë plagosur lehtë dy shtetas pasagjerë në mjet.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.