Ditë e kthjellët dhe vranësira në relievet malore…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.