I dehur sulmon fqinjën dhe vajzën e saj, procedohet burri në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për H. Ll., 64 vjeç, pasi dyshohet se gjatë gjendjes së dehur ka goditur me grushte një 63-vjeçare dhe vajzën e saj 38-vjeçe, fqinjë të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.