Ditë e kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.