Elbasan-Peqin
04 Dhjetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin U. Ç., 70 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” ka përplasur me automjet një 17-vjeçar që lëvizte me biçikletë. 17-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kryefaqe Aktualitet Procedim penal ndaj 70-vjeçarit pas aksidentit me një 17-vjeçar në aksin Elbasan-Peqin




