Policia merr në pyetje disa persona për atentatin në Elbasan

Detaje të reja zbardhen mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku humbi jetën Edmond Mëhalla.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni.

Pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt.

Autorët e ngjarjes dyshohet të kenë qenë 2 persona. Pas ekzekutimit të biznesmenit ata janë larguar me një automjet në drejtim të aksit rrugor Elbasan-Librazhd.