Situat katastrofike në Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë, përmbyten pesë banesa e toka bujqësore! Vjosa arrin 8.25 metra

Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Mësohet se në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është çarë dhe si pasojë janë përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Si pasojë e përmbytjeve katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.

Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat. Situata paraqitet katastrofike edhe në Vlorë dhe Fier. Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 8.25 metra, ndërsa pritet ende rritje për shkak të prurjeve nga Tepelena dhe Memaliaj.

Gjithashtu në Mifol dhe Novoselë ka përmbytje të tokave bujqësore dhe 10 banesa në fshatin Fitore, pranë Urës së Mifolit, dhe 7 të tjera në Novoselë janë përmbytur. Si pasojë banorët janë detyruar të evakuohen. Gjithashtu në fshatrat përgjatë Vjosës, Kashisht, Çerven dhe Ferras, ka prezencë të ujit në tokat bujqësore brenda argjinaturës, ndërkohë që niveli i prurjeve në lumin Seman vijon të rritet