Kosova drejt zgjedhjeve të reja: Presidentja Osmani shpall datën e votimeve të jashtëzakonshme

Prishtinë, 20 Nëntor 2025 – Kosova do t’i drejtohet kutive të votimit më 28 dhjetor 2025. Këtë datë e ka zyrtarizuar Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një konferencë për media njoftoi se ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe përfundimin e legjislaturës së nëntë.

Vendimi erdhi pas takimit konsultativ që Osmani zhvilloi sot me partitë politike parlamentare, ndërsa shpërndarja e Kuvendit u bë pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të rikthejnë Kosovën në një betejë të re politike në fund të vitit, duke hapur rrugën për krijimin e një qeverie të re dhe për zgjidhjen e ngërçit aktual institucional.