FIER- Një 69-vjeçar nga fshati Strum i Roskovecit është filmuar duke ecur nëpër rrugë i veshur si grua, në një përpjekje për t’iu shmangur masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për Jorgo Hatian, i cili ka tentuar në këtë mënyrë të shijojë pak liri jashtë banesës.
Megjithëse tentativa e tij për të shijuar pak liri jashtë banesës ishte e pazakontë, ajo nuk i shpëtoi vëmendjes së policisë së Fierit, e cila e arrestoi sërish për shkelje të masës së sigurisë.













