Shkrumbohet nga flakët “Volkswagen” brenda në tunel

GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në tunelin e Skërficës, në qarkun e Gjirokastrës. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:10, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Gjirokastër është informuar nga Policia e Shtetit për ngjarjen. Menjëherë në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes.

Në momentin e mbërritjes, automjeti tip “Volkswagen” ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në mes të tunelit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u neutralizua plotësisht, megjithëse automjeti u dogj i tëri. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme të tjera materiale përveç automjetit të djegur.