Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një tjetër histori që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Mediat rozë raportojnë se futbollisti spanjoll ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, me influenceren italiane Anna Gegnoso gjatë një udhëtimi të fundit në Milano.
Sipas raportimeve, Yamal dhe Gegnoso kanë pasur një lidhje të shkurtër që daton në dhjetorin e vitit të kaluar, kur u panë së bashku në “La Roca Village”, afër Barcelonës.
Këtë herë, sipas paparacit Jordi Martín, dyshja është parë sërish bashkë në “Armani Hotel” në Milano. Yamal besohet se ka udhëtuar drejt Italisë me avion privat të hënën e kaluar, i shoqëruar nga kushëriri dhe miku i tij më i ngushtë.
Rrjedhjen e lajmit e kanë forcuar postimet në “Instagram Stories” nga shoku i tij Souhaib, si dhe nga vetë Anna, e cila ka ndarë një video brenda dhomës së hotelit.
Sipas burimeve, në hotel është zhvilluar një festë me disa të ftuara, por Yamal thuhet se e ka kaluar pjesën më të madhe të mbrëmjes në shoqërinë e influenceres italiane.













